♻️ Në Casa Mia besojmë se cilësia, dizajni dhe përgjegjësia ndaj mjedisit duhet të ecin së bashku. Për këtë arsye, përzgjedhim partnerë europianë që ndajnë të njëjtën filozofi dhe investojnë vazhdimisht në zgjidhje më të qëndrueshme.

Markat tona partenere : Grand Soleil dhe Ambiance Italia zhvillojnë produkte të projektuara për jetëgjatësi, përdorin materiale të ricikluara dhe të riciklueshme në koleksione të caktuara, investojnë në procese prodhimi me ndikim më të ulët mjedisor dhe mbështesin iniciativa konkrete për mbrojtjen e natyrës. Për ne, këto janë standarde të rëndësishme në përzgjedhjen e çdo partneri me të cilin bashkëpunojmë.

Edhe në aktivitetin tonë të përditshëm, përpiqemi të kontribuojmë në një mënyrë më të përgjegjshme. Showroom-i dhe ambientet e Casa Mia furnizohen pjesërisht me energji të prodhuar nga panelet diellore, duke reduktuar konsumin e energjisë nga burimet tradicionale dhe ndikimin tonë në mjedis.

🌱 Angazhimi ynë vazhdon edhe pas dorëzimit të produktit. Çdo paketim i mobilieve të shitura nga Casa Mia grumbullohet dhe dorëzohet pranë kompanive të licencuara të riciklimit, duke u siguruar që materialet e paketimit të menaxhohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos përfundojnë si mbetje që dëmtojnë natyrën. Sepse besojmë se kujdesi për mjedisin nuk është një veprim i vetëm, por një përgjegjësi që reflektohet në çdo zgjedhje që bëjmë.

Ne besojmë se cilësia e vërtetë nuk matet vetëm nga produktet që ofrojmë, por edhe nga mënyra se si kujdesemi për mjedisin që do t’u lëmë brezave që vijnë. 🌍